Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga pjesëmarrja e tij në punimet parlamentare, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, është rikthyer sot në Kuvend.
Në një seancë ku opozita ende nuk ka hyrë në seancë, dhe në mungesë të kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Itali, Tahiri ka shfrytëzuar këtë moment për t’iu rikthyer Kuvendit pas afro 5 muajsh.
Me këtë lëvizje duket se ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar që të mbrojë e tij të deputetit, pasi Rregullorja e Kuvendit parashikon përjashtimin në rast të mungese të pajustifikuar prej 6 muajsh.
Ndërkaq, për të justifikuar dhe rikthimin e tij në Kuvend, deputeti “i përjashtuar” nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka regjistruar emrin e tij në listën e diskutimeve që do të zhvillohen në Kuvend.
Ndaj ish-ministrit të Brendshëm prokuroria ka ngritur disa akuza për përfshirjen në trafikun e hashashit në Itali.
Akuzat u ngritën menjëherë pas kapjes në Itali të Habilajve, me të cilët prokuroria dyshon se Saimir Tahiri ka bashkëpunuar. Për këtë, Prokuroria kërkoi nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e tij, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca.