Njëzet vjet pas largimit nga Barcelona, Ronaldo Nazario më në fund ka zbuluar arsyen e largimit të tij.
Braziliani kreu një sezon spektakolar në Camp Nou, por një rënie çoi në transferimin e tij në Inter.
“Unë po negocioja për të vazhduar kontratën me Barcelonën” tha ai për Inter TV.
“Por nuk arritëm në fund në një marrëveshje.”
“Pastaj vendosa se nuk doja të vazhdoja atje, sepse unë nuk i besoja bordit. “
“Interi më ofroi një sfidë të madhe dhe në atë kohë Serie A ishte një nga ligat më konkurruese në botë, sigurisht më e vështira “.