Petaniku me fasule është një recetë tradicionale e kuzhines shqiptare. Petaniku me fasule është jo vetëm një recetë e shijshme por edhe ekonomike.
Përbërësit:
750 gram miell
Niseshte per te hapur petet
pak kripë
350 gram fasule
150 ml vaj ulliri (ose gjalpë sipas dëshirës)
Përgatitja :
Hedhim miellin në nje tepsi, i hedhim pak kripë dhe me ujë të vakur zeme brumin.
E punojmë brumin sa të zbutet pak dhe e ndajmë në kulaçka të vogla.
Hapim petët duke përdorur niseshte për të hapur petët të holla.
Petët i pjekim mbi sobë ose mbi tepsinë e nxehur të cilat duke i hapur mbi njëra tjetren, zbuten.
Fasulet i ziejmë në mëyrë që të jen jo të treten, por pak të forta, i hedhim pak kripë dhe gjysmën e vajit të ullirit.
Marrim një tepsi e lyejmë me vaj dhe shtrojmë një petë e spërkatim me pak vaj dhe me fasule dhe lëng. Vazhdojmë kështu me radhë të gjitha petët dhe petën e sipërme e spërkatim vetëm me vaj dhe lëng fasulesh.
E futim në sobën e nxehur në 180 gradë dhe e pjekim për 30 min. Kur e heqim nga suba e mbulojmë me një tepsi tjetër që të zbutet. Është gati për tu servirur.
Ju bëftë mire. ( Mund ta përgatisim edhe me petë të gatshme të pjekura dy pako)