Pas deklaratës së Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit për mosbindje civile, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.
Në një postim në rrjetin e tij social, Rama ka akuzuar opozitën aktuale se në kohën kur kanë qënë në pushtet, kanë projektuar që taksa për Rrugën e Kombit të ishte 9 euro.
Rama po mundohet të justifikojë taksën e tij të lartë, duke nxjerrë në shesh projektet e fshehta të Berishës dhe Metës.
Rama shton se PD dhe LSI po tentojnë të djegin Kukësin me një shishe benzine.
“Kur ishin në qeveri e bënë tenderin e pagesës së rrugës 8-9 EU! Dështuan. Tani i vunë zjarrin “patriotik” e duan ta përdorin Kukësin si shishe benzine për të djegur rrugën europiane të Shqipërisë! Mjerë kush u beson rrugëhumburve pa atdhe që duan zjarr e kaos për t’i ikur drejtësisë!”, shkruan ai në rrjetet sociale.