Loading...

Rama: Fukarallëkun mos ma thoni më, kemi celularë!

Është bërë e udhës tashmë që kryeministri Rama të replikojë në mënyrë arrogante me qytetarët që i komentojnë në Facebook.

Pasi foli për taksën ndaj biznesit të vogël në kanalin e tij të preferuar që me gjasë paguhet nga taksat tona, ERTV, Rama ka nisur një debat me komentuesit në komentet e videos.

Ndërkohë që njëri nga qytetarët i ankohet se ka pllakosur varfëria në Shqipëri, Rama guxon ta quajë luks posedimin e një celulari nga çdo banor edhe pse jemi në 2018 dhe jo në vitet e racionit.

Edi Rama komenton:

Zonje, une e njoh bazen me mire se ti sepse ma do detyra dhe kete kulmin e fukarallekut mos e thuaj me, se nje vend ne kulmin e fukarallekut nuk rrit konsumin sic ndodh ketu dhe nuk ka celular per cdo fryme te gjalle! Patjeter qe duhet shume me shume, po ktheje pak koken mbrapa ku ishe para kater vjetesh.”

Ndërsa, për “kthimin e kokës mbrapa”, një tjetër qytetar i komenton kryeministrit:

Të them të drejtën ka qenë më mirë biznesi, çdo vit që kalon eshtë më keq, pa mohuar përparimet tjera”.

Megjithatë replikat e kryeministrit duket se vijnë nga nje tjetër realitet sipas qytetarëve të cilët i shkruajnë:

Fol tamam, mos fol nga maja e kalit zotrote, po pse bashkia komandohet nga një shtet tjetër apo nga ju? Ç’janë këto mashtrime?!”

Replika e Ramës:

Unë flas tamam që c’ke me atë punë Berto dhe tarifat e bashkive nuk i rrit e nuk i ul qeveria, kështu që ket llafin e modh “mashtrim” mbaje për vete mos e thuaj këtu, sepse padituria nuk është argument 😉

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com