Kryeministri Edi Rama, prej kohësh ka vënë në qendër të akuzave të tij, jo vetëm opozitën, por dhe analistët dhe gazetarët kryesorë në këtë vend.
Dhe duket se e bën me qëllim këtë, pasi më shumë se sa gazetarë, ata luajnë rolin e zëdhënësve politikë.
Dje në parlament, ai iu ka kërkuar llogari atyre, se ku i gjejnë paratë që kanë nga dy apo tre shtëpi, madje dhe vila në bregdet.
Kujt ia tregojnë këta oligarkët që ndërtojnë kulla?
Unë e di, të gjithë ata që shkruajnë, lloj lloj poshtërsish, shpifjesh, të gjithë ata nëse i merrni me radhë e kanë nga një shtëpi, kanë dhe nga dy, një në qytet dhe një në plazh.
Si e kanë marrë nga kush?
Nga rrogat e analizave apo gjobat e artikujve? Nuk dalin…
Do të donin të bënin dhe kulla?
Po kullat i bëjnë ata që kanë pronën, i bëjnë ata që kanë para.
Nuk i zgjedh qeveria, nuk i zgjedh bashkia se kush do ndërtojë kulla.
Dhe sa për atë, a duhen kulla, kjo është një temë tjetër e mbyllur me kohë…”, tha Rama.
Në fakt, kryeministri duhe ta dijë mirë se ku i kanë gjetur paratë për vilat!
I ka financuar dhe vazhdon t’i financojë politika.
Dhe ai është një prej atyre që “ushqen” pronarët e mediave.