Bimët natyrale kanë qenë të vetmet që janë përdorur nga njerëzit, kur ato vuajnë nga sëmundje dhe probleme të ndryshme. Por mjekësia moderne është përgjegjëse për medikamentet, duke bërë që të harrojmë funksionimin e këtyre bimëve. Siç është rasti me marulet e egra, një ilaç natyral që e ka prejardhjen në Amerikën e Veriut dhe Angli. Ajo është një analgjezik i aksesueshëm që zëvendëson kimikatet.
Marule të egra mes bimëve natyrale;
Marulja e egër është një ilaç bimor me efekt qetësues dhe analgjezik që sjell përfitime të ndryshme. Ajo ka efekt qetësues për shkak se lufton kundër pagjumësisë dhe nga ana tjetër, e relakson trupin ndaj ankthit dhe spazmave, duke qetësuar sistemin nervor dhe i relakson muskujt.
Nga ana tjetër, ajo gjithashtu ndihmon në reduktimin e dhimbjeve menstruale, dhimbjet e muskujve dhe indet e tjera që janë të irrituara.
Shtoni marulen e egër në dietën tuaj të përditshme dhe pijeni atë si një çaj për të ndihmuar në reduktimin e këtyre problemeve shëndetësore. Marulja e egër është një bimë dyvjeçare që do të duket ndryshe në varësi të sezonit, mund të jetë lule e verdhë ose mund të ketë vetëm gjethe të pjekura, gjithashtu mund të rritet deri edhe në 7 metra. Rekomandohet të merrni 2-4 ml 3 herë në ditë ose 1-2 lugë çaji të thatë të zhytur në ujë të vluar për 10-15.