Freedom House është as më pak e as më shumë por Departamenti i Shtetit në hije.
Një organizatë që paralajmëron apo pas lajmëron politikën zyrtare të Shteteve të Bashkuara.
E themeluar nga Eleneore Rusvelt, e shoqja e famshme e presidentit më të suksesshëm të SHBA-së, FH përbën jo thjesht një zë, por një qëndrim që paraprin zhvillimet.
E tillë mund të quhet edhe panorama që Freedom House ofroi për Shqipërinë: e zezë sterr.
Ndryshe nga Kosova kurtha se demokracia ka pasur një progres të lehtë, për Shqipërinë kjo organizatë theksonte se demokracia ka bërë në vendnumëro.
Dhe është përqëndruar pikërisht tek një pikë: mosfreskimi i elitave dhe riqarkullimi në krye të shtetit dhe klasës politike të njëjtat fytyra dhe fenomene që e kanë lënë prapa këtë vend për 27 vjet.
Dhe thelbi i kësaj qëndron tek fraza: Arritjet në luftën kun”, si edhe nga “zgjedhja me një shumicë të thjeshtë në parlamentin e Shqipërisë të Prokurores së Përkohëshme më 18 dhjetor, gjë që minoi seriozisht besueshmërinë dhe pavarësinë e institucionit.
Shkurt dhe shkoqur: SHBA, nuk e njeh Ilir Metën si President legjitim të Republikës, siç edhe ArtaMarkun edhe pse e ka mbështetur nuk e sheh si zgjidhje përfundimtare, por si një situate që“minon seriozisht besueshmërinë e institucionit”.
Në mënyrë të qartë raporti flet për kapjen e shtetit tashmë nga një person, i cili është as më pak e as më shumë por “Putini shqiptar”.
“Strategjia e qeverisë kundër korrupsionit u përqendrua pothuaj se ekskluzivisht tek korrupsioni administrative dhe neglizhoi korrupsionin politik dhe publik-privat, si kapja e shtetit”, thotë raporti që thekson se “institucione kyçe të anti-korrupsionit si Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pronave dhe Konfliktit të Interesave nuk paten pavarësi pasi janë zgjedhur me shumicë të thjeshtë parlamentare të së njëjtës parti që u duhet ta kontrollojnë”.
Ndërsa duke folur për kapjen e shtetit, raporti thotë se ende nuk ka masa rregulluese për lobimin, nuk ka kufizime për zyrtarët që kalojnë në sektorin privat pas jetës publike – përveç drejtorëve të policisë – dhe një kuadër të pamjaftueshëm ligjor për konfliktet e interesave.
Po pse procesi demokratik është i bllokuar në Shqipëri?
Kjo sepse modeli që Edi Rama ka zgjedhur, është të paktën ai i Milo Gjukanoviçit në Mal të Zi, i cili ka fiks 30 vjet që drejton vendin e tij duke kapërcyer çdo record botëror.
Fati i Milos ka qenë vetëm se opozita e tij është filoruse, por procesi politik realisht është i ngulfatur, megjithëse nuk ka peshë pasi malazezët nuk janë faktor demografik në rajon.
Kurse shqiptarët janë kombi i dytë pas serbëve dhe ndalja e procesit demokratik destabilizon jo vetëm jetën e shqiptarëve këtu, por edhe jashtë kufijve zyrtarë.
Me një metodë të ngjashme me Gjukanoviçin, Rama ka sjellë një frymë mjaft të rëndë: o je me të o kundër. O je kazan, ose shqipëria që ai do.
Ndërkohë që në qeveri ka marioneta, në parlament është thyer çdo record i zërave të përfaqësuesve të popullit.
Nga deputetët e mazhorancës nuk flet as kush përveç Taulant Ballës dhe Erion Braçes.
Asnjë parlament nuk ka qenë i tillë: të keqen e parlamentit një partiak të Enver Hoxhës, pasi atëherë deputetët e ardhur nga kooperativat dhe SMT-të, të paktën flisnin për hallet e njerëzve të tyre. Për të folur flisnin më shumë se ata të sotmit.
Nuk ka qenë kurrë në këtë derexhe sistemi demokratik i vendit, kur në se flitet në panele o shahet, ose lavdërohet Lideri i Madh.
Nuk ka mendim ndryshe, nuk ka mendim alternative, nuk ka rrugë të tretë, të katërt, të pestë etj.
Gjithçka, bëhet me dy variante. Siç ndodhi me Rrugën e Kombit: o pro ose kundër tarifës 5 euro.
Kur mund të diskutohen qoftë tarifa më të ulëta, qoftë trau që mund të vendosej në Morinë dhe jo në Kukës, duke shmangur kështu shqetësimet e zones së Kukësit, pra duke e bërë tarifë për atë që përdor në total rrugën e Kombit.
Por jo kush të lë të diskutosh ndryshe, ka vetëm dy rrugë: e liderit dhe kundraliderit.
Fiks si Vladimir Putini, por që tek ne nuk rri në daçat periferike të Moskës, por në “daçën” e tij misterioze në periferi tëTiranës, në Surrel…/Pamfleti.com