Punonte si kuzhinier në Monza, por dje është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një ish-zyrtar shqiptar të dënuar me 2 vite burg, për një krim të kryer në vitin 2013.
Sipas mediave vendase, 39-vjeçari me inicialet P. Q., gjatë kohës që ka qenë këshilltar bashkiak ka kryer shkelje, duke u dënuar nga gjykata me 2 vite burg.
Që prej vitit 2013, 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga drejtësia.
Arrestimi është bërë mëngjesin e djeshëm.
Ai tani ndodhet në burgun e Monzas, në pritje të ekstradimit në Shqipëri ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata.
© SYRI.net