Loading...

Protestojnë për të varfrit me miell e vezë, por shihni flotën e makinave të luksit në oborrin e PD

Partia Demokratike ka disa ditë që ka udhëhequr në parlament dhe jashtë tij një protestë me prodhime ushqimore, që nga mielli e vezët, e deri te patatet.

PD-ja ju rikthye protestave në rrugë, edhe pse ishte zotuar se nuk do të përpiqej ta dëmtonte imazhin e vendit, në një moment kur Komisioni Evropian pritet të ndezë dritën jeshile pë nisjen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Shkak për kthimin e opozitës në rrugë u bë një protestë në Kalimash, ku disa qytetarë të dhunshëm dogjën pikat e kalimit autostradal të segmentit Milot-Kalimash.

Por nëse shihet flota me vetura luksoze që ndodheshin sot në oborrin e Partisë Demokratike në Tiranë, gjatë një mbledhjeje të kryesisë, bie në sy një kontrast i madh ndërmjet kauzës së udhëhequr nga opozita, që proteston me produkte ushqimore, kur pretendon se vendi është i zhytur në varfëri e papunësi, ndërkohë që vetë deputetet duken krejt të distancuar prej popullit dhe jetojnë në pasuri.

Kjo u vu re edhe kur deputeti Flamur Noka u shfaq me Mercedesin e tij G-Class, me një vlkerë të konsiderueshme, duke shpërndarë ujë për protestuesit e varfër në rreth-rrotullimin e Milotit, gjatë një proteste pak kohë më parë.

Në oborrin e PD-së, sot mund të shihen disa fuoristrada Mercedes, Volkswagen Touareg, BMW X5, Mitsubishi Pajero, Range Rover, etj, pa harruar edhe Mercedesin S-Class 500, të kryetarit Lulzim Basha.

s.k

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com