Loading...

Prostata/ Mënyrat e kurimit dhe si ndikon në jetën seksuale

Çfarë është prostata dhe cilat janë simptomat e saj?

Prostata është një organ që ndodhet tek meshkujt nën fshikëzën e urinës. Disa nga simptomat e kësaj sëmundje janë : urinimi me ndërprerje, urinim i pavullnetshëm, urinimi i shpeshtë natën, pakësimi urinës, ndjesia emergjente e të urinuarit, apo urinimi me sforcim.

Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me trajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje sepse mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës.

Prostata prek në masë burrat mbi 50 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat më të reja. Përveçse pasojat e saj janë të rënda sepse çojnë deri në vdekje, mund edhe shfaqin impotencën seksuale. Me problemet gjatë urinimit vjen ankthi për shfaqjen e semundjes.

Kjo është një sëmundje botërore shumë e përhapur dhe kap një në tre veta deri në moshën 60 vjeç, duke u vështirësuar kësaj kategorie shumë mënyrën e të jetuarit, në moshën 70 vjeç e sipër një në dy veta mund të vuaj nga sëmundja e prostatës. Në jetën e njeriut ka dy periudha të rritjes së prostatës: periudha e parë është në kohën e pubertetit e atëherë kjo gjendër dyfishohet si madhësi.

Disa nga sjelljet që meshkujt duhet të parandalojnë :

1: Nuk duhet të rrinë ulur në të ftohtë për kohë të gjatë. Kjo e dëmton shumë prostatën më shumë. Temperaturat e ulëta dhe konsumi i lartë i alkoolit. Kështu nuk rritet vetëm rreziku për një infeksion urinar por edhe për bllokim të plotë të urinimit .

2: Të shtysh për më vonë nevojën për urinim. Kështu ka rrezik të tendoset dhe irritohet fshikëza e urinës. Edhe ky gabim rrit rrezikun për një bllokim të plotë urinimi. Duhet të shkoni rregullisht në tualet.

3: Mos neglizhoni vizitat tek mjeku. Studime tregojnë se një në tre burra me shqetësime prostate trajtohet nga mjeku. Sa më herët të fillojë terapia, aq më të shumta janë mundësitë për t’u qetësuar. Në rast se keni dhimbje në pjesën e fundit të barkut apo në vendndodhjen e veshkave duhet të konsultoheni menjëherë tek mjeku.

Mënyrat e kurimit

1-Mjekim nëpërmjet ilaçeve
Ekzistojnë dy grupe kryesorë ilaçesh që përdoren. Këto janë Alfa Blocker dhe 5 Alpha Reductase inhibitors. Nëse pas bërjes së gjithë analizave dhe vlerësimeve, urologu e sheh të nevojshme atëherë fillojnë që të dyja grupet e ilaçeve. Gjatë kurimit me këto ilaçe, për shkak të efekteve anësore ose mundësisë që të mos merret rezultat, pacienti qëndron patjetër nën kontrollin e doktorit.

2-Kurimet kirurgjikale
Mënyra e kurimit kirurgjikal më klasik është operacioni i hapur. Por në bazë të përparimeve teknologjike të ditëve të sotme dhe rezultateve të suksesshme të marra nga këto mënyra, përveç prostatave të mëdha kirurgjia e hapur nuk përdoret.

3- TUR-P (Prostat transurethral resection)
Kjo është mënyra më e përdorur në botë. Me anë të resektoskopit (pajisje me sistem fiberoptik që ka kamerë) futesh në rrugët urinare dhe prostati që pengon rrugën nxirret në pjesë të vogla. Përqindja e suksesit është shumë e lartë.

4- Rreze Lazer jeshil
Kjo është mënyra e avullimit të prostatës me anë të lazerit. Kjo procedurë mund të bëhet me anestezi të përgjithshme ose të pjesshme. Në mënyrën e kurimit me rreze laser, sistemi i marrësit fiberoptik me kamerë arrin në indin e prostatës dhe pa gjakderdhje e avullon prostatën. Për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës ose të mushkërive, ose mbi pacientët që nuk mund ti nënshtrohen anestezisë, rrezet lazer jeshile mund të përdoren në mënyrë të sigurt.

Efektet anësore të sëmundjes nëse nuk trajtohet në kohën e duhur
Komplikacionet që mund të lërë kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohën e duhur dhe me terapitë e duhura janë të shumta. Ajo çon në krijimin e shqetësimeve të shumta të organizmit, të cilat fillojnë me vështirësitë që paraqiten në aparatin urinar.

Pacienti mund të bëhet kaps mund të ndjejë vështirësi të shumta gjatë urinimit. Ndërkohë që kjo shkon dhe më keq sepse duke pasur të gjitha këto shenja fillojnë problemet dhe me pjesët e tjera të organizmit. Ku një ndër to është dhe funksionimi i veshkave. Ato me rëndimin e gjendjes së prostatës vijnë gjithnjë e më tepër duke u shkatërruar dhe çojnë në krijimin e një çrregullimi të organizmit, i cili sa vjen e lodhet më shumë.

Sëmundjet renale ndikojnë më pas në shfaqjen e problemeve të tjera, të cilat lidhen me organizmin, siç është azotermia, infeksione urinare, të cilat mund të jenë të përmasave të ndryshme dhe mund të mbartin dhe pasoja fatale për jetën. Për të tilla raste është gjithmonë e nevojshme që pacienti të tregojë kujdesin e duhur, pjesa më e madhe e këtyre pacientëve përfundojnë në operacion, pasi infeksioni urinar, në të cilin kanë arritur mund të jetë shumë problematik.

Ndërkohë që shfaqen dhe probleme të tjera pacienti ndjen debulesa të shumta trupore mund të tregojë shenja nervozizmi dhe paqëndrueshmëri. Por ka dhe raste që kjo sëmundje e rënduar mund të çojë në krijimin e gurëve në fshikëz, dhe shfaqjen e hemorragjisë, e cila mbart pasoja tepër të rënda.

Si ndikon prostata në jetën seksuale të mashkullit?
Ndonëse shfaqet në moshën e mesme, prostata ka një rol kryesor në funksionimin seksual të mashkullit që në hapat e parë të adoleshencës. Patologjitë e prostatës ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në dëshirën e mashkullit për të kryer seks, por në të njëjtën kohë kushtëzojnë edhe nivelin e erektimit apo pamundësinë e arritjes së orgazmës.

Po ashtu prostata mund të dëmtojë edhe pjellorinë e mashkullit. Është tashmë e vërtetuar se me shfaqjen e problemeve në këtë organ bie ndjeshëm libido ose siç njihet ndryshe dëshira për të kryer marrëdhënie seksuale. Edhe terapitë ndaj patologjive që shfaqen në prostatë japin çrregullimet e tyre në funksionimin seksual të meshkujve, pasi organet gjenitale janë të lidhura ngushtë edhe me funksionet urologjike.

Shenjat janë të dukshme sidomos në ndryshimin e ndjesisë së orgazmës apo dhe ngjyrës së spermës. Kjo e fundit zëvendësohet në shumë raste nga lëngu spermatik që del në mënyrë të pavetëdijshme, por që në fakt nuk ka lidhje me kënaqësinë seksuale. Ndaj dhe në një masë të madhe seksualiteti i mashkullit varet nga ky organ, i cili shfaq problem kryesisht në moshën e mesme dhe atë madhore.

6 ushqimet kundra kancerit të prostatës
Kanceri i prostatës është kanceri i dytë më i zakonshëm në mesin e njerëzve në mbarë botën dhe prek një në gjashtë meshkuj në Shtetet e Bashkuara. Besohet se yndyra dhe sasia e lartë e sheqerit mund të kontribuojnë në normat e rritura të kancerit të prostatës. Kështu, filloni duke u përpjekur të konsumoni këto gjashtë ushqime në ndihmë të shëndetin të prostatës suaj.

Domatja
Likopena, një antioksidant i fuqishëm që gjendet në domate, mund të jetë i dobishëm në parandalimin e kancerit të prostatës dhe për të reduktuar rritjen e tumorit në mesin e njerëzve me kancer të prostatës. Në një rishikim të 21 studimeve, studiuesit zbuluan se njerëzit që hanin një shumë domate dhe produkte të gatuar me domate, kishin më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e prostatës në krahasim me meshkujt të cilët rrallë hanë ushqime të tilla. Për shkak se likopena është e lidhur fort me muret qelizore.

Brokoli
Disa studime kanë treguar një shans më të ulët të zhvillimit të kancerit të prostatës në mesin e njerëzve të cilët hanë sasi të mëdha brokoli ose perime të tjera. Në një studim kanadez, hetuesit gjetën se ngrënia në sasi të mëdha të perimeve të tilla, veçanërisht brokoli dhe lulelakër, u shoqërua me një rrezik të zvogëluar të kancerit të prostatës. Edhe pse arsyet janë ende të paqarta, disa studiues thonë se fitokemikalet e gjetura në këto perime, vrasin qelizat e kancerit, duke lënë qelizat normale të prostatës të shëndetshme dhe të paprekur.

Çaji jeshil
Çaji jeshil është një komponent i rëndësishëm i dietës aziatike dhe ka qenë konsumuar për mijëra vjet. Çaji jeshil është arsyeja pse normat e kancerit të prostatës në Azi janë aq shumë më të ulëta se sa në Amerikë. Në studimin e Qendrës së Shëndetit Publik Japonia tek 49.920 njerëz, studiuesit gjetën 48 për qind më pak gjasa të sëmundjes së prostatës në mesin e meshkujve të cilët konsumonin më shumë se 5 gota çaji jeshil në ditë.

Ushqimet bishtajore
Ushqimet bishtajore të tilla si fasule, kikirikë dhe thjerrëzat gjithë përmbajnë komponentë biologjikisht aktive të njohur si fitoestrogjene. Këto përbërës shtypin rritjen e tumorit në qelizat e kancerit të prostatës. Konsumimi i lartë i sojës është një mënyrë tjetër e mirë për parandalimin e kancerit të prostatës.

Lëngu i shegës
Ashtu si vera e kuqe apo çaji jeshil, shega është një burim i pasur me antioksidantë dhe konsiderohet një fryt i mrekullueshëm në parandalimin e sëmundjeve kronike të lidhura me stresin oksidues. Në një studim të vogël prej 46 njerëzve, hetuesit gjetën se pirja e 8 gotave me lëng shege në javë parandalonte përparimin e sëmundjes tek ato meshkuj që vuanin nga kanceri i prostatës. Antioksidanti, i quajtur elaxhitaninë, që ndodhet në mënyrë bollshme në shegë, shkatërron qelizat e kancerit të prostatës dhe jo qelizat e shëndetshme.

Peshku
Acidet yndyrore, si omega-3 dhe omega-6, janë esenciale për trupin e njeriut. Duke pasur një dietë me ekuilibër të acideve omega-3 dhe omega-6 yndyrore mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit dhe përparimin e kancerit të prostatës. Në një studim të 6272 burrave suedezë të ndjekur përgjatë 30 viteve, hulumtuesit kanë raportuar se ata burra që hanin peshk kishin shumë herë më pak gjasa për të zhvilluar kancerin e prostatës sesa meshkujt të cilët nuk e futnin peshkun në dietën e tyre. Më të këshillueshme janë salmoni, sardelet dhe trofta.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com