Ish-Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla është vënë në hetim dhe ndaj tij rëndojnë katër akuza.
Më datë 15.03.2018 Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës se Parë Durrës ka regjistruar procedimin penal nr 447 të regjistruar në ngarkim të Adriatik Llallës për veprat penale të
“Refuzimit për deklarim, mosdeklarimit, fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurise , interesave private të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për për deklarim”, “Mosdeklarimit të shumave të të hollave ne kufi”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale “ dhe të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga nenet 257/a, 179/a, 287 dhe 248 të Kodit Penal.
Ndërkohë Kolegji i Posaçëm Apelimit ka marrë në shqyrtim çështjen e dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla t’i nënshtrohet vettingut.