Një qeveri që arreston dhe keqtrajton disa protestues për faktin pse u ngritën kundër taksimit të rrugës së tyre, nuk është një qeveri demokratike dhe e barabartë.
Kjo ka bërë që kuksianët të revoltohet dhe të protestojnë kundër taskës së Edi Ramës dhe më pas kundër arrestimit të familjarëve të tyre.
Për çfarë të protestojnë më parë. Qytetarët e Kukësit kanë të gjitha të drejtat e tyre që të kundërshtojnë fort dhe ashpër 5 euroshin që i ka vendosur Rama për të kaluar rrugën që i lidh me Tiranën.
Kuksianët kanë të drejtë të protestojnë, por PD dhe LSI nuk kanë asnjë të drejtë.
Janë bashkëhajdutë dhe bashkëfajtor me Ramën. Por sot, Monika dhe Luli po mundohen ti vjedhin edhe protestën kuksianëve. Jo vetëm që u kanë vjedhur lekët, pronat, rrugën, bukën por sot duan ti vjedhin dhe protestën.
Monika dhe Luli mesa duket u vlon gjaku dhe në muajt e pranverës kërkojnë protesta në kurriz të popullit, pasi vetë janë të papaftë që të prodhojnë diçka të tillë. Askush nuk i ndjek sepse e dinë mirë se sa u vlen lëkura.
Skandali më i madh është denoncimi i aktivistëve që thanë se në protestën përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës, eksponentët e PD dhe të LSI po mundohen që të nxisin dhunë dhe të shkaktojnë viktima, në mënyrë që protesta të rritet dhe të ndodhë e njëjta gjë si me 21 janarin. Duan që ti lënë dobiçin në preher qeverisë, dukei kthyer të njëjtën monedhë Ramës.
Të bësh opozitë me hallin dhe problemet e kuksianëve dhe presin që të vijnë në pushtet .Kjo në kushte aktuale nuk ndodh dhe Rama me dyshen e ngordhur Basha-Kryemadhi do të vendosë sa taksë ti dojë qejfi.
Mjerë populli shqiptarë që nuk ka një qeveri që të mendojë për to dhe një opozitë që mundohet ti hajë edhe kockat.