Koreja e Veriut u ka premtuar Shteteve të Bashkuara se është e gatshme për të diskutuar të ardhmen e arsenalit të saj bërthamor, kur të takohen krerët e dy vendeve, thanë zyrtarë amerikanë.
Përgatitjet për takimin midis Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit përfshijnë biseda të fshehta dhe të drejtpërdrejta me Korenë e Veriut, thanë burime të paidentifikuara të administratës Trump.
Samiti pritet të zhvillohet në maj. Kjo do të jetë hera e parë që një president i SHBA-së takon liderin e Koresë së Veriut.
Phenjani tashmë i ka thënë Koresë së Jugut se është i gatshëm të adresojë denuklearizimin, por kjo është hera e parë që i jepen garanci direkte Uashingtonit.
Lajmi për samitin SHBA-Kore e Veriut ka befasuar shumëkë, kur ka dalë në muajin mars.
Ai ka pasuar një vit kërcënime dhe fyerje personale midis dy udhëheqësve.