Loading...

Poezi dhe filozofi nga Timo Flloko

“Kërcim në bosh”, libri më i fundit i Timo Fllokos është ndarë me miq e qytetarë të Gjirokastrës në muzeun “Kadare”.

Vëllimi poetik i shkruar prej aktorit të njohur bart shumë dilema filozofike, ndjesi të përjetuara në kohë të ndryshme dhe rrëfime të sinqerta për jetën. Vet Flloko tha se Gjirokastra ka frymëzuar vargjet e tij të para dhe ishte vendi, ku u formua personaliteti i tij.

Kritika e ka parë botimin e Fllokos si një prej arritjeve të tij në fushën e shkrimeve. Libri përcjell përmasa të larta të njohjes dhe përvojës, si dhe vet autori tregon se është i lexueshëm nga të gjithë.

Flloko, i njohur për rolet e tij të arrira në kinematografi, mendon se ka kulmuar me rolin e Çerçiz Topullit, ndërsa sa iu përket shkrimeve, “Kërcim në bosh” e përshkruan atë më së miri si njeri dhe si artist.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com