Loading...

Po prek çdo njeri, por nuk është sëmundje! Ja si ta hiqni qafe

Asnje njeri nuk eshte imun nga kjo sindrome qe nuk eshte semundje, por megjithate eshte shume e sikletshme.

Çfarë duhet të dini për kolitin?

Koliti është termi i përgjithshëm për inflamasionin në shtresën e brendshme të zorrës së trashë ose të zorrës së hollë.

Mund të vijë si shkak i një infeksioni bakterial ose viral ose nga mungesa e qarkullimit të gjakut në zonë për shkak të koagulave të gjakut.

Ekzistojnë dy tipe të Sëmundjes Inflamatore të Zorrëve (smëundja që karakterizohet nga inflamacioni kronik i traktit gastrointestinal): koliti ulçerativ dhe sëmundja Crohn.

Të dyja kanë simptoma të ngjashme, kryesisht dhembje barku, krampe, discomfort, fryrje barku, ndryshim i menjëhershëm i lëvizjeve të zorrëve.

Një ndryshim të rëndësishëm e bën zona e traktit gastrointestinal që preket. Koliti ulçerativ ndodh në zorrën e trashë dhe rektum, ku formohen plagë të vogla në shtresën më të brendshme.

Sëmundja Crohn mund të prekë çdo pjesë të traktit gastrointestinal, nga goja tek anusi, më shpesh në zorrën e hollë. Sëmundja Crohn ka efekt në shtresa të shumëfishta të indeve gastro-intestinale.

Diagnoza përcaktohet përmes një procedurë endoskopike (një tub i hollë, me kamera përdoret për të ekzaminuar në zorrën e trashë – kolonoskopi, ose pjesën e sipërme të traktit gastrointestinal-endoskopi e sipërme).

Nëse diagnostikoheni me sëmundjen e inflamacionit të zorëve, risku për kancer kolorektal rritet, megjithatë kolonoskopitë dhe endoskopitë rutinë nuk rekomandohen për personat nën moshën 50 vjeç.

Pacientët mund të përjetojnë shpërthime të sëmundjes, të shoqëruara me diarre dhe dhembje barku, por edhe me fryrje të barkut, aq sa mund të dukeni si shtatzënë. Kjo simptomë e fundit është më e rrallë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com