Pesë të dënuar mbetën të plagosur nga një përleshje në burg mes shqiptarëve dhe italianëve në Avellino. Një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë, por ende nuk dihet nëse është shqiptar apo italian.
Ndërhyrja e gardianëve shmangu një përleshje më të madhe që mund të kishte bilanc më të madh të plagosurish. Ndërkohë që ka nisur një hetim nga autoritetet italiane për ngjarjen.