Janë përzgjedhur 5 Prokurorët në Tiranë të cilët do jenë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e krijuar mbi bazën e marrëveshjes Marku-Xhafaj.
Prokurorët e përzgjedhur janë Marjola Mertiri, Ndin Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Cilimi dhe Afërdita Ndoj.
Prokurorët pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballen në vazhdimësi me krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.
Puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.