”Përbindëshi i litarëve”, është etiketuar vrasësi serial i taksistëve. “Nuk i mbaj mend të gjithë fytyrat e tyre pasi kanë qenë shumë, mos më tregoni kot fotografi”,-tha vrasësi i 60 taksistëve në Kolumbi.
Luis Gregorio Ramirez, 38-vjeç, është duke u mbajtur në një burg të sigurisë së lartë në Valledupar, në Kolumbi. Ai ka folur së fundmi duke thënë se nuk është një i çmendur, ndërsa ka pranuar vrasjen e vetëm 23 taksistëve, të cilët kanë qenë të moshës nga 19-vjeç deri në 30-vjeç dhe me një peshë trupore jo më shumë se 60 kilogramë.
Ai udhëtonte me viktimat e tij në periferi të qytetit, ku i vriste duke i mbytur. Ai tregon se i lidhte me litar viktimat në pemë, me një sistem të komplikuar.
Ai ka thënë disa herë se është pjesë e një grupi kriminal që i ka urdhëruar vrasje, por autoritetet janë shprehur të bindur se nuk ka lidhje me asnjë grup kriminal.