Një recetë që ju merr pak kohë por me një shije që zgjat. Ja si ta realizoni atë:
Përbërësit:
300 ml ajkë
100 gram djathë kaçkavall
1 kilogramë patate
1 qepë e grirë imët
150 gram proshutë e tymosur
1 vezë
kripë, piper
pak majdanoz
Përgatitja:
Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kripën dhe vendosim të ziejmë patatet (pa ia hequr lëkurën). Në një enë kombinoni vezën, ajkën, djathin e grirë, kripën piperin dhe i trazoni mirë. Ndërkohë i shtoni dhe proshutën.
Në një tigan me pak vaj ulliri skuqni qepën me masën që përgatitëm për rreth 5 minuta.
Në një tavë shtroni patatet e ziera dhe të qeruara. Sipër i shtoni masën me proshutë dhe vezë që përgatitëm.
Shtojini sipër djathin dhe e fusni në furrë për rreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Para se ta servirni i shtoni sipër pak majdanoz. Tava me patate është gati!