Ka dale me nje lutje per kreun e PD, Lulzim Basha, kryeministri shqiptar Rama sot ne krah te Federica Mogherinit.
Ai i ka bërë thirrje Bashës të mos lobojë kundër Shqipërisë dhe të mos ndihmojë ata që individë që duan t’i vënë Shqipërisë shkopinj ndër rrota, sic tha ai në rrugën drejt BE-së.
“Sot s’ka më asnjë minutë për të festuar se duhet nisur menjëherë nga të 4 anët puna e gjatë dhe e stërmundimshme për të ecur sa më shpejt drejt marrjes së diplomës së anëtarësimit.
Sa i përket aspektit politi,. jo të gjithë e shohin me entuziazëm këtë arritje dhe dëftea me shumë peshë s’u mjafton të gjithëve për të na hapur rrugën pa na penguar duke nxjerrë bishta aty këtu në shtetet anëtarëe të BE.
S’është sekret, dihet botërisht që në disa vende anëtarë ka individë, forca që as nuk e duan zgjerimin as e dëshirojnë përparimin e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit.
Jemi përgatitur për të dëgjuar edhe cudira në muajt që vijnë se loja politike s’është ndonjë shkencë për tu kuptuar, ashtu sikurse Shqipëria do trajtohet si top për lojëra të brendshme politike, por këto janë problematika krejt të natyrshme që do i trajtojmë me qetësi dhe vendosmërinë e argumentave rast pas rasti dhe dëftesa që kemi në dorë nga dje na e bën pak më të lehtë këtë punë.
Sot dua t’i lutem jo si kryeministër, aq më pak si kryetar i forcës qeverisëse të vendit, por si shqiptar, si qytetar edhe si koleg, përfaqësuesve të opozitës të mos bashkëpunojnë me asnjë faktor të huaj politik që për interesa të veta do që ta pengojë Shqipërinë në këtë proces, të mos ushqejë zyra deputetësh me gënjeshtra, me gjysmë të vërteta që janë edhe më të dëmshme se gënjeshtra, e të mos ekportojnë baltën e luftës tone të brendshme poltike, ta lënë inatin mënjanë kur flasin në gjuhë të huaj.
E ftoj Lulzim Bashën dhe opozitën të bëhemi bashke një skuadër kombëtare me fanellën kuqezi kur flasim për Shqiperinë jashtë Shqipërisë e të kërkojmë respekt e vlerësim. Shqipëria i ka boll në Evropë ata qe duan të nxjerrin bishta për cdo arritje dhe se kanë problem të vënë shkopinj ndër rrota”.