Loading...

Paralajmërimi i okulistëve: Mos përdorni më lente, mund të humbisni shikimin

Lentet e frikshme janë tepër të preferuara gjatë sezonit të Halloëeen, por kanë një efekt tepër të dëmshëm për sytë.

Mjekët kanë lajmëruar se nëse i blini në internet ose treg të hapur, nuk janë të aprovuara nga ligjet mjekësore dhe mund t’ju përhapin infeksione. Badrus Hussain, një kirurg për sytë ka thënë se po trajton shumë raste kur fëmijët rreth moshës 16 vjec janë infektuar prej lenteve.

“Disa nga rastet që shohim janë pacientë që i ndajnë lentet me miqtë, përdorin të njëjtat çdo vit edhe pse ka kaluar data e skadencës si dhe kanë efekte tepër të rrezikshme që mund të përfundojnë në verbërim,” – tha ai për Independent. Kirurgu shtoi se zona e kornesë së syrit është tepër delikate, prandaj ndodh që të dëmtohet edhe nga lente të krijuara në zona laboratorike nga vetë mjekët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com