Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim nuk zgjodhën vezët dhe miellin, por u larguan nga salla e Kuvendit, para se kryeministri Rama të shkonte atje.
Por deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Robert Bitri ishte i vetmi deputet i opozitës i cili qëndroi në sallën e Kuvendit kur e gjithë opozita u largua.
I pyetur jashtë seancës ai tha për gazetarët: Nuk i bashkohem PS. Qëndrova në seancë se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI.
Deputeti Robert Bitri nuk e ka herën e parë që del publikisht kundër LSI-së me veprime e deklarata. Kujtojmë se kur kryedemokrati Basha shpalli mosbindjen civile, aksion të cilit iu bashkua edhe LSI-ja Bitri ka kundërshtuar, duke deklaruar në parlament se nuk ishte dakord. Madje ai ka shtuar se: Basha nuk ishte kryetari i tij.