Loading...

Opinion nga Spartak Ngjela: Pse nuk jep dorëheqjen kryeministri?

Nga Spartak Ngjela.

Ajo që ndodhi në kufirin e Rrugës së Kombit, është një mënyrë politike që ka për shkak kryeministrin aktual shqiptar. Por shkaku kryesor në këtë ngjarje është fakti që qeveria shqiptare nuk ka më pará që të drejtojë shtetin.

I.

Cilat janë pyetjet që duhet të ngremë në këtë rast në mënyrë që ta sqarojmë këtë situatë? Pyetjet që duhen ngritur janë këto: Cila është arsyeja që Rama e dha Rrugën e Kombit me konçesion?

E dha rrugën me konçension sepse qeveria Rama nuk ka pará që ta mbajë. Po pse ky kryeministër e ka katandisur këtë shtet që të jetë në këtë gjendje? Sepse ka bërë një politikë personale dhe të dyshimtë për Perëndimin, dhe, pikërisht për këtë, politika perëndimore nuk i jep asnjë lloj financimi derisa të bëhet Reforma në Drejtësi. Po pse nuk e bën Reformën në Drejtësi?

Sepse kjo reformë e penalizon dhe prandaj edhe ky, njëlloj si Saliu, vijon rrugën e vonesës dhe zvarritjes së Reformës. Por, përderisa është në një embargo të tillë dhe pa pará, pse nuk jep dorëheqjen? Nuk e jep dorëheqjen se nuk e lejon patologjia e tij, dhe me mendjelehtësinë e tij patologjike mendon se mund të mundë politikën amerikane dhe gjermane.

II.

Në fakt kjo ishte arsyeja. Nuk ka pará dhe kërkon që, për të mbajtur pushtetin e tij personal, të rëndojë ekstremisht shqiptarët me taksa. Por ky është aventurizëm prej injoranti, sepse ai kryeministër, qeveria e të cilit nuk ka pará për shkakun e tij apo të politikës së tij, jep dorëheqjen. Po përse nuk e jep dorëheqjen Edi Rama kur e di që nuk ka pará? Janë dy arsye: ose sepse ka frikë që po të japë dorëheqjen nuk ka kush ta ndalojë Reformën në Drejtësi dhe ky sigurisht që do të jetë i penalizuar nga ajo reformë; ose, me mendjelehtësi mendon që me veprime arbitrare kundër jetesës normale të shqiptarëve; ta hedhë popullin në revoltë për të krijuar destabilizim në Shqipëri.

Po , përse e kërkon destabilizimin? Sepse mendon që një destabilizim shoqëri i jep të drejtën atij që të marrë paratë e grabitura nga arka e shtetit e të ikë nëpër botë. Asnjë arsye tjetër nuk ka.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com