Ishte arrestuar në muajin mars gjatë operacionit ‘Shefi’, por vetëm dje është ekstraduar në Itali. Bëhet fjalë për një grua nga Rumania e cila ishte në listën e 43 personave të arrestuar.
Ajo akuzohet si një nga personat që shoqëronte drogën nga Shqipëria në Itali.
Gruaja rumune, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, ishte ndaluar në kufi nga Drejtoria e Antimafias Italiane dhe Zyra ndërkombëtare e ndërlidhjes.
Pas arrestimit, ajo është ekstraduar mbrëmjen e djeshme në Romë ku edhe do ti bashkohet pjesës tjetër të të arrestuarve.
Gjatë operacionit ‘Shefi’ u vunë në pranga 20 shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve ishin italianë dhe rumunë.