E rëndë në Fier, oficeri i policisë vret veten brenda Komisariatit.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.
Oficeri i policisë Kastriot Fafaj ka vrarë veten me armë brenda ambineteve të Komisariatit të Policisë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ende nuk dihen shkaqet.
Uniformat blu kanë nisur hetimet.
Informacion paraprak i policisë Fier
Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vijon…