Nxënësja e Gjimnazit “Ali Demi” Vlorë GERDA CANO u vlerësua me cmimin “Aktorja më e mirë dytësore” në Festivalin Teatror Kombëtar për Shkollat e Mesme “Gjergji Trola” 2018 , me rolin e Deas në dramen “Unë jam Era” me regji të Eduard Ismaili.
Festivali Teatror rinor “Gjergj Trola” 2018, një nga eventet e kthyer në traditë në Kryeqytet prej 16 vitesh, dhe Festivali Teatror Kombëtar per Shkollat e Mesme “Gjergj Trola” 2018 ngriti siparin në datën 16 prill, ora 14.00, në Universitetin e Arteve, Salla Black Box.
Për dhjetë ditë, nga data 16 -27 prill, nga ora 14:00 deri në orën 17:00 aktorët e rinj nga 14 shkolla të kryeqytetit dhe të rinjtë nga gjithe Shqipëria, përfshirë rrethet Korça, Vlora, Berat Shkodër, Sarandë dhe Tiranë sollën për bashkëmoshatarët e tyre, mësuesit dhe artëdashësit vepra të autorëve vendas dhe të huaj që trajtojnë tema të realitetit social në Shqipëri dhe problematika që shqetësojnë të rinjtë sot.
Secila prej veprave erdhi nën një këndvështrim origjinal nën regjinë e regjisorëve të rinj, shumë prej tyre studentë të Universitetit të Arteve, dega regjizurë.
Vlora u perfaqesua nga Gjimnazi “Ali Demi” ,me shfaqen “Une jam Era” , pjese e shkuar nga Ermela Lamcaj dhe Stela Mihaj, me regji te Eduard Ismailit . Dramen “Une jam Era” e sollen me nje loje te mrekullueshme ne te gjitha rolet e caktuara nxenesit: Loris Sinanaj,Gerda Cano,Martin Xhaferi,Grejti Kapllanaj,Graciela Kicaj,Klejvis Sadiku,Serxho Gjoni,Fatjona Serjani,Flavia Aliaj,Jugerta Derraj. Ne rolin kryesor ishte Era e sjelle ne menyre profesionale nga maturantja Loris Sinanaj e cila ishte ne nominim dhe prentendente per Cmimin Aktoria me e mire Kryesore por qe nuk e arriti fitoren , dhe pse u vleresua nga juria si dinjitoze per rolin e marre. Ne kete pjese qe fliste per Bulimin e Bullizmin rolin e secilit prej nesh duke e shtyre Eren ne fundin e saj te hidhur e solli nxenesja Gerda Cano qe pervec vleresimeve te merituara mori dhe Cmimin “Aktorja me e mire dytesore” ne Festivalin Teatror Kombetar per Shkollat e Mesme “Gjergji Trola”2018
Vleresimi u krye nga nje juri e nderuar dhe shume profesioniste ku benin pjese :
Kryetare jurie – “Artistja e Popullit” e “Nderi i Kombit” Tinka Kurti ,
Anetar – Profesori i nderuar Gezim Rudi ,
Anetare – Profesoresha e nderuar Rozi Kostani
Ceremonia e ndarjes së çmimeve, për Festivalin Teatror Kombëtar të shkollave të mesme,u zhvillua në datën 27 prill, ora 16:00, në Universitetin e Arteve, Salla Black Box.
Në ceremonitë e ndarjes së çmimeve morren pjesë edhe përfaqëues të lartë të institucioneve arsimore, kulturore, si Zv.Ministër i Arsimit,Sportit dhe Rinise Z.Ervin Demo, përfaqësues të Bashkisë Tiranë, përfaqësues të UNFPA (Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë), etj.
Festivali ishte nje produkt i angazhimit dhe punës së përbashkët të Shoqatës së Artistëve të Rinj të Skenës (SHARS) dhe Albania Community Assist (ACA), me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA), Universitetin e Arteve, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli, Ministrinë e Arsimit dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale Tiranë.