Loading...

Njihuni me “Baken”, mjeshtrin nga Dukati që gdhendi “Kishën e Marmiroit”. Nga Zhaneta Fisti

Nga Zhaneta Fisti :

Mjeshtëria e lartë Bakes.

Esati lindi në Dukat të ri (Vlorë) në Gusht të 1953. Rrjedh nga një familje e thjeshtë.Babai i tij Isuf Sinan Fisti ishte nje nga pjesë marrësit e parë të luftës Nacional Çlirimtare Shqipëtare,ku me mbarimin e luftës i dhanë titullin Veteran i Luftes. Thjeshtësia mbizotëronte në familjen Fisti.

E ëma e Esatit ishte nga Hamitajt e Radhimes, një grua e rrallë dhe me fisnikëri. Esati është fëmija i parë i babë Isufit. U shkollua ne Dukat. Qysh në vegjëli arti ishte i ngjeshur me qënien e tij, ndaj me shtufë fillonte te ndertonte ndonje diçka të vogël që zgjuante kureshtjen e njerëzve që e rrethonin. Kur mbaroi klasën e tetë filloi të punonte në kooperativën e bashkuar të Dukatit.

Në mbas ditet e verës kur ditët ishin të gjata,mbas orarit të punës kthehej në shtëpi me dëshirën e pa reshtur për të dedikuar pjesen e ngelur të ditës e rifilluar një zanat tjetër,atë të pikturës ose të gdhendjes. Kjo gje i kishte bëre të mundur që shume veta që e njihnin Esatin te shikonin artin dhe krijimtarite e tij dhe të flisnin për këtë temë dhe tek puna.

Shumë vajza te reja në atë kohë ishin jo vetëm kurjoze,por dhe të interesuara të shikonin në krijimet e tij Esatin. Vizatimet e papara nga bukuria, origjinaliteti dhe mjeshtëria bënë të mundurën që shum vajza të grumbulloheshin çdo mbasdite të prisnin pikturat nga duart e arta te Esatit në mbulesa, jastëk,çentro etj që ti qëndisnin për nusëri.

Një nga traditat Dukatase kjo “vajza kur rritej vazhdonte të përgatiste pajën për martesë”,por të stolisura të gjitha nga duart e saj. Bakja,siç e thërrasin të vëllezërit Esatin, është një artist i papare në Dukat. Në këtë rast Bake Esati ishte shum në ndihmë vajzave Dukatase me pikturimin e luleve direkt në copën për tu qëndisur. Një faktor i veçantë ky që vetëm mjeshtra zotërojnë. Në të njëjtën kohë gdhentëte në dru luge e sende të tjera për tu varur në mure, ku i dhuronte tek miqtë, shokët o kolegët e punës.

Prirja e artit ose pasjoni sic mund ta quajme ndryshe, e shtynte gjithmon të krijonte diçka. Ndaj për herën e parë vazhdoi me një Shqiponjë që ështe dhe simboli i Flamurit Shqipëtar. E gdheni shpendin në mënyrë të përkryer,i dha ngjyrat e duhura,e duhet të jet dhe sot mbi çatine e shtëpis së tij. Por ka gdhendur zorkadhe, delfinë,kollona e harqe nëper shtepi,oxhakë të zbukuruar me gdhendje.

Veprën e Kishës së Shenjtë të Marmiroit është kjo e fundit që tani po përfundon. Edhe pse nuk ka studjuar pikturë apo arkitekturë, Bakja e ushtron këtë zanat me mjeshtëri shume të lartë. Ai është një burrë që kërkon të punoj për të ecur përpara me ekonomine në familjen e tij,dhe pse kjo është e vështirë në gjithë zonën e Dukatit,sepse njerëzit nuk janë të punësuar.

Esati me dëshirë përballon çdo punë, mjaft që të jete e pastër e të jap frut dhe dinjitet, atë që çdo burrë i ndershëm e kryetar famije kërkon në bote. Bakja punon në ndërtim, në bujqësi dhe blektor kur e kerkon puna. Koha e lirë e tij kalon duke u zbavitur e krijuar me vizatime, gdhendje në dru dhe në allçi, të cilat i punon tek shtëpia e tij.

Mjetet i ka të kufizuara, por përshtatet sepse dëshira që e shtyn për krijimtarin e tij është e madhe. Arti për Mjeshtrin është si i themi ne Vlonjatët një fjale të urtë(si buka e gojës). Në këtë veprën e fundit Esati ka përdorur allçine për bazën e pastaj gdhendja në të gjitha detajet. Zbukurimet i bën me gurë të zgjedhur me shum kujde nga vet Bakja për të gjitha veprat që ai krijon.

Një karakteristik shum e veçanta e mjeshtërit është ajo : – Shikimi,përqëndrimi dhe vizatimi në memorjen e tij të gjith veprës në detaje. Pra nuk përdor fotografi të objektit. Me këtë të fundit, e duke përfituar që lindur e rritur në Pollogunja një nga zonat Dukatase që dhe sot është e banuar nga një pjes e familjeve të trashëguara Pollogunjase.

Esatit i lindte dëshira të vinte e rivinte në këtë vend të rrallë që siç i themi ne Dukatasit(e kemi në bisht të këmbëve)Bakja shkonte për të vizituar këtë vepër arti që flet për kohët e kaluara dhe historin e rrënjët e popullit Dukatas. Për të cilën flitet që lashtësia e ndërtimit të kësaj Vepre të Besimtarëve të Krishtere ëshë e ndërtuar rreth viteve 1200 o dhe më para akoma.

Nga Zhaneta Fisti

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com