Sic jeni ne dijeni ne kohen kur funskiononte ish-bashkia Orikum, nje faqe interneti e menaxhuar nga Bashkia e asaj kohe ishte aktive dhe nepermjet saj banoret e krahines informoheshin here pas here me aktivitetet kryesore te Bashkise si punime, projekte, aktivitete te ndryshme, festa, informacione, lajmerime etj.
Sot, disa vjet pas shkrirjes se Bashkise Orikum dhe kalimit ne “Njesia administrative Orikum” faqja zyrtare e Bashkise Orikum eshte mbyllur dhe ky mjet shume i rendesishem informimi dhe komunikimi me komunitetin nuk funksionon me.
Pikerisht ne kete faze kaq shume te rendesishme parapergatitore per fillimin e sezonit nuk rezulton ose nuk pasqyrohet asnje aktivitet nga Njesia Administrative Orikum. Banoret nuk kane informacion cfare masash po merren nga Njesia Administrative Orikum per nisjen e sezonit veror, cfare po behet me nenstacionin e ri elektrik, cfare po behet me problemin e furnizimit me uje, si qendron problemi i mos realizimit te projektit per furnizimin me uje te krahines i cili nisi me aq buje, a jane realizuar te gjitha projektet e planizuara per vitin 2017, cilat jane projektet e planizuara per vitin 2018 per krahinen tone e shume ceshtje te tjera te rendesishme?
Per keto dhe per shume ceshtje te tjera nuk ka asnje informacion per komunitetin. Edhe pas interesimit qe eshte bere nga orikuminews per te marre informacione nga zyrtare te Njesise Administrative Orikum asnje pergjigje nuk eshte kthyer deri me tani. Vetem heshtje.
A eshte valle ne gjume Njesia Administrative Orikum apo qellimisht po le ne “terr informativ” banoret e krahines dhe gjithe komunitetin qe mbulon ?