Loading...

Njeriu më i rrezikshëm në BE, Orban: Europa është pushtuar

Hungarezët sot janë drejtuar drejt qendrave të votimit. Shteti është në ethet e zgjedhjeve parlamentare. Pjesë e garës është edhe kryeministri Viktor Orban, i cili shpreson një mandat të tretë, por ai po përballet me frikën e humbjes së kontrollit ndaj kombit, gjë që mund të shkaktojë ndryshime të mëdha në Bashkimin Europian.

Ekspertët shprehen se partia e Orbánit pritet të fitojë shumicën, por vetë Orban po humbet kontroll në vendin e tij. 54-vjeçari i revoltës nacional-konservatore, është kundër Brukselit, kundërshton planet e Presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane Angela Merkel për të lidhur Europën edhe më shumë politikisht dhe ekonomikisht.

Ekspertët kanë frikë se humbja e pushtetit, do të ishte një goditje masive për vendet e Europës Lindore, si Polonia dhe Sllovakia, të cilët do të humbisnin avokatin më elokuent.

Orban e paraqet veten si mbrojtës i Hungarisë dhe Europës kundër emigrantëve myslimanë. “Ajo që unë admiroj më së shumti tek Viktor Orban”, thotë gazetari Andras Bencsik, “është aftësia e tij për të parashikuar të ardhmen”.

Bencsik e krahason atë me një mjeshtër të madh të shahut që mund të shohë 25 lëvizje përpara. Nëse Viktor Orban rizgjedhjet, ai ka premtuar “zgjidhjen e llogarive” me ata që talleshin, e kritikuan ose u përpoqën të minojnë sundimin e tij. “Ndëshkimi politik, moral dhe ligjor do të vijë”.

Nëse kritikët e tij pranojnë se ai kishte të drejtë të identifikonte migracionin si “mallkim” të kësaj epoke, ai do të pretendojë fitore. Por nëse fondet e ardhshme të BE-së janë të lidhura me respektin për vlerat europiane, ose nëse populli hungarez bëhet i lodhur nga stili i tij autoritar, Viktor Orban do të lihet jashtë në të ftohtë.

Burimi: Daily Express/BBC-Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com