Loading...

“Ngrihet, s’ngrihet” thjesht metaforë! Argumenti, që shpëtoi Ramën nga ndëshkimi

Kërkesa e LSI-së për përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga punimet e Kuvendit është rrëzuar.  Byroja e Kuvendit, e mbledhur për të shqyrtuar kërkesën e opozitës vendosi 6 me 3 kundër kësaj kërkese. Mazhoranca thotë se deklarata e Ramës ishte thjeshtë një “metaforë pa qëllim ofendues”.

Ishin nëntë deputetë të LSI-së që i kërkuan zyrtarisht kryeparlamentarin Gramoz Ruçi përjashtimin e Edi Ramës nga Kuvendi, për krahasimin e bërë në seancën plenare të 29 marsit.

“Nuk mundni dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë, dhe për më tepër pastaj, jo po…, shiko këtu se do të ngrihen këta, do ngrihen ata. Kjo e ngritjes është, ‘thirri-thirri të të ngrihet, ai i shkreti kokë ulur s’të përgjigjet dot’ – iu përgjigj Rama-Bashës, pas deklaratës së këtij të fundit se populli do ngrihet kundër abuzimeve të mazhorancës rilindase.

Pas marrjes së vendimit, nga rradhët e PS-së ka reaguar deputetja e PS-së, Vasilika Hysi. Ajo nëpërmjet një  deklarate për mediat theksoi se Byroja pasi verifikoi me vëmendje kërkesat e opozitës, konstatoi se nga ana e kryeministrit nuk është përdorur fjalor fyes. Më tutje ajo u shpreh se Rama po recitonte një poezi.

“Nuk është përdoruar fjalor fyes dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha. Dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot n Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. QË nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohej kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë po ju lexoj një poezi. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, tha Hysi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com