Ja cilat janë simptomat kryesore që ju paralajmërojnë për praninë e parazitëve në zorrë:
Këto janë shenjat të cilave duhet ti kushtoni një vëmendje të madhe:
Frymë e keqe
Fryerje pas një vakti
Humbje e oreksit
Gjakderdhje në anus dhe dhimbje
Dhimbje koke të forta
Sytë e ndezur
Ankth dhe nervozizëm
Kapsllëk dhe diarre
Pagjumësi
Mjetet natyrale për të luftuar parazitët në zorrë:
Ilaçet konvencionale zakonisht veprojnë shumë ngadalë kur kanë të bëjnë me infeksione parazitare. Kjo është arsyeja pse më poshtë po ju japim një listë të përbërësve më të mirë natyrorë për të eliminuar parazitët në zorrë.
-Karrota
Hani 2 karota çdo ditë.
-Limon dhe nenexhik
Përgatisni një çaj të shijshëm me këto dy përbërës.
-Farat e limonit
Shtypni disa fara limoni për të formuar një paste me to dhe pastaj përziejini ato me ujë për të pirë gjithë përgatitjen.
-Domate
Ngrënia e domateve me kripë dhe piper të zi do të ndihmojë në parandalimin dhe luftimin e infeksioneve parazitare.
-Hudhra
Vetitë e fuqishme antibakteriale dhe antifungale të hudhrave e bëjnë atë një nga përbërësit më të mirë për të luftuar çdo lloj infeksioni në organizëm.