Hannah Wicks ishte shtatzënë në javën e 25-të kur për shkak të një komplikacioni ajo duhej të lindte nga një seksion cezarian.
Kur fëmija, Poppy, lindi ishte vetëm 380 g. Ishte aq e vogël sa një top tenisi, aq e lehtë sa i ati mund ta mbante në pëllëmbën e dorës.
Mjekët i thanë Steve dhe Hannah se foshnja nuk do të mbijetonte.
Bebja kishte nevojë për kujdes 24 orë në ditë dhe prindërit e rinj ishin atje natën dhe ditën, shkruan ShkodraNews. Sapo kishte mbërritur në jetë, por ata tashmë ishin gati për t’i thënë lamtumirë.
Hannah kishte blerë edhe një lepurush për Poppy-n, kështu që ajo nuk do të ishte e vetme në arkivol.
Por ditët kaluan dhe u bënë javë dhe e vogla Poppy nuk pranoi të dorëzohej.
Çdo ditë, mjekët u tronditën nga zhvillimi i saj. Dhe për herë të parë, ata u ndjenë të sigurtë për të ardhmen e foshnjes.
Poppy nuk kishte ndërmend të linte këtë vend për një kohë të gjatë…dhe jetoi!Përshtati: ShkodraNews