Në Japoni një vullkan “i fjetur” prej 250 vjetësh, shpërtheu për të ditën dytë, duke nxjerrë shtëllunga tymi e gurë. Si pasojë autoritetet kanë ndaluar hyrjen në kreshtën e malit.
Deri më tani, nuk ka njoftime për dëmtime apo humbje në njerëz nga shpërthimi i rrallë i malit Lo, që ndodhet në ishullin kryesor jugor, Kjushju.
Pas paralajmërimeve të Agjencisë Meteorologjike Japoneze se shkëmbinjtë vullkanikë mund të hidhen deri në dy kilometra larg, autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e banorëve aty pranë. Ekspertët thonë se vullkani ka hyrë në një fazë të rritjes së aktivitetit.