Loading...

‘Ndjenja e emocioneve, varfëria dhe frika’, rrëfimi i regjisorit Muharrem Fejzo për aktorin Sandër Prosi

Në intervistën e disa ditëve më parë për “Panorama“, regjisori Muharrem Fejzo, duke folur për Teatrin Kombëtar, vetëm sa e ceku marrëdhënien e tij të gjatë me aktorin Sandër Prosi. Sot do të flasim gjatë për kohën që janë takuar dhe, për fat të keq, ditën kur u ndanë.

Filmi “Pranverë e hidhur” ishte duke u xhiruar, kur Sandër Prosi kërkoi leje të shkonte të pushonte në hotel “Vollga”, për mos t’u kthyer më asnjëherë.

“Sindroma e manisë së persekutimit, si rrjedhojë e trandjes psikike shkaktuar nga shtimi i trysnisë politike dhe e rrethanave ngulfateshe të kohës.
Varfëria, frika dhe pasiguria e vazhdimit të jetës në shurdhërinë e ndjenjave dhe emocioneve, e çuan aktorin e madh në braktisjen e jetës. Ai nuk ishte rebeli që e shprehte zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhej si heretiku i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, i cili ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet…”, tha Fejzo në intervistën për Panorama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com