Qyteti fle.
Rrugët heshtin nën pluhurin e ditës
Deti nanurit valet ne breg e shkëmbi lëpin lotët e muzgut .
Aulona dremit nën Vlorë ,muret nxierrin thonjtë e qytetërimit antik.
Kështjellat plasaritin gurët e themelit ,dhimbja kërcet nën shputat dhe hiret e qytetit Tim ,qytetit tend.
Stadiumi, teatri struken si shpella nen errësirë
E zuri gjumi të lodhur nga shpresa njerëzinë.
Këtu tek kinema “Ali Demi”
Ansambli i bretkosave nis simfoninë
E fika muzikën në sfond të dhomës
Si flakë qiriri, u venitën tingujt e saj,
Heshtën ,
Moxarti , Bethoveni, Verdi, të gjithë të gjithë…….
Natë qelqi, s’pipëtin më asgjë
,veç ”Traviatës” nën dritaren time……shshshshtt.
Ehh ç’serenatë , bretkosash te gjelbra nën kinena !
Eh, ç’blerim, ç’natyrë, ç’simfoni…moderne!!
Pa tekst, pa pentagram, pa solist, pa autor !!
Thjesht, natyrë, natyrë. …….
Tek të shoh që fle, i dashur
I gëzohem buzëqeshjes tënde,
Unë po marr frymë lehtë
Që mos të të zgjoj ty .
Ndoshta sheh ndonjë film të bukur në ëndërr
Ti Çaplini im….
Tek kinema “Ali Demi”
Kinemaja që na rriti Ne të dyve.
……………………………………………………………….
a@z