Një numër i madh i turistëve vendas dhe të huaj vizitojnë Muzeun e Arit (Museo del Oro) në kryeqytetin kolumbian Bogota, ku ata kanë mundësi të udhëtojnë në “historinë e artë” të vendit.
Në Muzeun e Arit, i themeluar në vitin 1939, do të gjeni koleksionin e madh të ekspozitave të arit që datojnë nga koha e para Kolombos.
Shumë prej tyre i përkisnin Inkëve dhe Majëve. Muzeu është unik në botë dhe nevojiten të paktën katër orë për t’a vizituar. Muzeu, ku janë ekspozuar 54 mijë objekte, prej të cilave 34 mijë artikuj ari, vizitohet çdo vit nga rreth gjysmë milioni turistë.
Ai ndodhet në pjesën historike të Bogotës. Aty janë ekspozuar maska, armë si dhe objekte druri, margaritarë, qeramikë dhe eshtra. Në muzeun i cili shtrihet në disa kate, tërheq vëmendjen edhe mumja e një vajze të re që u vra në moshën 14-vjeçare.
“Punonjësa e muzeut, Ana Maria Gonzales Galvis theksoi se muzeu përshkruan historinë e atij vendi”, sipas Anadoly Agency. Qëllimi është që t’u tregohet vizitorëve ari, i cili simbolizonte fuqinë e qytetërimit në kontinent.