Loading...

Monika Kryemadhi i turret Ramës: Nuk më kërcënon as ti, as Arta Marku dhe as Fatmir Xhafaj. Mua më keni në këmbë; me apo pa çizme, me apo pa polici

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sot pas vendimit për procedim penal, për të, kreun e PD dhe disa deputetë, pas protestës së opozitës për mosbindjen civile dhe bllokimin e rrugëve.

“Mos kujtoni se është frikë e madhe, çdo ditë e më shumë drejtësia është kapur nga krimi, kriminelët që vrasin njerëz, plaçkisin vendin, janë të lirë dhe njoftohen një javë para se t’u dalë mandati i arrestit, kur hallexhinjtë burgosen se po bëjnë ndërtim pa leje.

Mua nuk më shqetëson fare procedimi penal, kur të bëjmë dekriminalizmin do ta deklarojmë se jemi proceduar nga prokuroria e Ramës, por ajo që dua të them se sistemi i drejtësisë do të ketë probleme. Drejtësinë nuk e kap dot askush.

Mua më gjykojnë vetëm shqiptarët dhe me gjykojnë me votë, kurse tjetri është qesharak. Ashtu si kam hyrë 17-vjeç në politike, do dal me votën e shqiptarëve. Nuk kërcënon dot as Rama, as Arta Marku, as Xhafaj. Unë këtu jam, rrugëve të Tiranës, ndaç me polici, ndaç pa polici, me çizme apo jo mua më kanë në këmbë”- tha ajo.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com