Loading...

Mjeku popullor që lulet e malit i bën ilaçe për shumë sëmundje

Nga këto bukuri natyrore janë shëruar shumë njerëz. Të paktën kështu pretendon mjeku popullor, Xhemajl Bunjaku nga fshati Bunjak i Novobërdës.

Ai mbledh lulet e malit dhe ato i shndërron në ilaçe të cilat thotë se shërojnë dhjetëra sëmundje.

Bunjaku përmend raste nga më të ndryshmet, që u ka gjetur ilaç njerëzve në nevojë.

Ndërsa, profesionin thotë ta ketë trashëguar nga prindërit e tij.

“Me këtë formë të ilaçeve kam filluar, pasi edhe nëna e babai janë marrë nga pak me to. Pra, kam pasur njohuri, por edhe duke lexuar literaturë të ndryshme, e tash edhe përmes internetit”, ka thënë Bunjaku në një intervistë për RTVDukagjini, përcjell gazetametro.net.

Grumbullimi i bimëve natyrore sipas tij, donë kohë dhe kujdes të shtuar. Por, edhe njohuri mbi dhe rreth tyre.

Ajo që e shtyri më shumë drejt këtij profesioni, ishte një sëmundje që ai kishte personalisht disa vite më parë.

Përmes këtyre bimëve ai shëron 36 sëmundje. Një nga ilaçet që ai bën është ‘pelimi i bardhë’. Ai thotë se ky ilaç shëron sëmundjet e lukthit.

Bunjaku bën ilaç edhe kundër hemorroideve, shtypjes së lartë të gjakut, migrenës, e të ngjashme.

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/2155367481156662/?t=0

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com