Mjekësia shqiptare ka humbur doktorin e mrekullueshëm, Nasi Bozhekun.
Ai është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Lajmi është konfimuar nga vajza e tij Enida Bozheku.
Ajo i ka dedikuar një status prekës në Facebook, ku me dhimbje të madhe lajmëron vdekjen e tij.
“Me dhimbjen pafund, lotët pa mbarim, shpirtin copë, dashuria ime me e madhe, jeta ime, shpirti im Prof. Dr. Nasi Bozheku, sot në orët e para të mëngjesit ndërroi jetë. Me vullnet të tij do e nxjerrim nga shtëpia, si amanet i fundit!”-shkruan ajo.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së mjekut Bozheku.