Po eliminohen një nga një të gjithë ata që kanë pasur dhe kanë lidhje me drogën kolumbiane, 613 kilogramë prej të cilës u ndaluan dhe sekuestruan në Shqipëri.
Pikërisht të premten në kryeqytetin kolumbian është shënuar dhe viktima e radhës, që me sa duket ka në bazë trafikun e drogës.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shpërndarë lajmin, pasi pikërisht një shqiptar në Kolumbi është vrarë. Ai quhet Adriatik Lagji.
Sipas postimit të Hoxhës në Facebook, thuhet se shqiptari jetonte ne Bogota, kryeqytetin e Kolumbisë, dhe vrasja ka ardhur pas një atentati.
“Sërish një lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Në Amerikën e Jugut një tjetër shqiptar ka humbur jetën në një atentat.
Pas vrasjeve të vitit të kaluar dhe katër atentateve ku viktima ishin shqiptarët në Guayaquil të Ekuadorit, këtë radhë ngjarjet janë zhvendosur në Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokainë i kapur në Maminas një muaj e gjysëm më parë.
Këtë radhë viktima është shqiptari nga Borshi i Sarandës, Adriatik Lagji, i ekzekutuar në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.
Policia shqiptare po kërkon informacion nga kolegët kolumbiane nëse kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës.
Lagji kishte kohë që jetonte në kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policisë janë se kjo vrasje ka të bëjë me luften për territor të grupeve kriminale shqiptare të perfshira në trafikun e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës”, shkruan gazetari investigativ Artan Hoxha.
Lidhjet janë të qarta, kanë të bëjnë me trafikun e kokainës nga Kolumbia në Shqipëri, ngarkesën prej mbi 613 kilogramë kokainë që u kap dhe sekuestrua në Maminas të Durrësit.
Ndërkohë që në kërkim është shpallur që në atë kohë “pronari” i kompanisë së bananeve “Arbri Garden” shpk, e cila kishte kontenierët ku u gjet kokaina Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj.
Arbër Kuliçi është shumë i afërt me ish zv.drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Agron Kuliçi, njëherësh ish badigard i Berishës dhe i akuzuar si i përzierë në trafikun e drogërave të forta.
Një biznesmen i bërë me kompani importi bananesh nga vendet e Amerikës Qëndrore në moshën 20 vjeçare, moshë që realisht janë duke jetuar me paratë e prindërve.
Por dhe bashkëpunëtori i tij Donald Lushaj, menaxheri i firmës së bananeve, që importoi kontenierin nga Kolumbia është me origjinë nga Tropoja.
Njëherësh Donald Lusha është dhe kushuri me ithtarin e Sali Berishës, Sali Lusha. Ndonëse s’janë vertetuar lidhje trafiku kokaine mes tyre.
Donald Lushaj që bën si i pafajshëm dhe i varfër, njëherësh që ka paguar avokatët më të shtrenjtë në Shqipëri, ka lëvizur shpesh jashtë vendit.
Vetëm në vitin 2018 ai ka dalë dhe ka hyrë 6 herë nga pika kufitare e Morinës.
Konkretisht, ai ka dalë nga Shqipëria më 2 janar, 13 janar, 21 janar dhe 22 janar, 26 janar e 5 shkurt dhe është kthyer kurdoherë pothuajse brenda ditës.
Por dhe fakti se Adriatik Lagji është nga Saranda, pikërisht vendi ku ka ushtruar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës supertrafikanti i drogës Klemend Balili, tregon se rrjeti është tepër i gjërë.
Pasi Klemend Balili, ish zyrtari i lartë i LSI e drejtor i Traportit Rrugor në Sarandë, njëherësh dhe miku i Ilir Metës është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik të drogërave të rënda dhe gjendet në arrati.
Janë këto “lidhje të shkurtëra” që të çojnë në faktin se dikush në kupolën drejtuese të kësaj organizate kriminale të trafikut të kokainës kolumbiane në Tiranë po eleminon një nga një anëtarët e bandës.
Është një skemë e njohur kur kupola eleminon anëtarët e dekonspiruar të bandës së trafikut të drogës, për të eleminuar dhe dekonspirimin dhe hyrjen në burg të drejtuesve të bandës.
Njerëzit më të besuar zakonisht përdoren për të “pastruar” të gjithë ata që përbëjnë rrezik për kupolën, njëherësh dhe duke dhëne efekte anësore nëse njësitë të veçanta ligjzbatuese kanë dijeni.
Rasti i kapjes së 32 kiliogramë droge në aeroportin e Milanos në pronësi të Shkelzen Berishës vite më parë, dhe eleminimi në Shqipëri i katër oficerëve të antidrogës nga Agron Kuliçi, tregon se këto skema po aplikohen dhe në Shqipëri.
“Pamfleti” ka shkruar kohë më parë pas sekuestrimit të 613 kiliogramë kokainë në Durrës se pronarët e vërtetë janë Ilir Meta dhe Sali Berisha. Pa përcaktuar raportin e posedimit të kësaj droge, pra se kush e ka “paketën kontrolluese”.
Fakti që shtrëngimi i lakut ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës që mund të jenë pjesë e hetimit për krimet që kanë kryer në kuadër të reformës në drejtësi përkon dhe me këto eleminime të stilit mafioz të njerëzve që kanë lidhje me kokainën e Durrësit, tregon se është një fushatë “spastrimi” brenda bandës. Spastrim për t’u mbyllur gojën që të mos flasin.
Dyshimet janë se kupola e trafikut të drogës në Tiranë ka urdhëruar vrasjen e Adriastik Lagjit në Kolumbi, por që pritet të mos ndalet këtu.
Problemi është se kush e ka radhën dhe si mund të parandalohet. Parandalim që mund të realizohet ndoshta duke futur ne burg kupolën drejtuese në Tiranë. Që dyshohet se janë Meta e Berisha dhe që operojnë pëemes Kuliçit dhe “spastruesve” të tjerë.
Shqipëria realisht është në rrezik, pasi mund të shndërrohet në një arenë të përplasjes së bandave të drogës së fortë.
Ndaj dhe Berisha, Basha, Meta e Kryemadhi e kanë shtuar dozën e sulmeve ndaj ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, përkatësisht Donald Lu dhe Romana Vlahutin.
Frika nga hetimet e DEA-s amerikane të antidrogës dhe FBI, por dhe e zbardhjes së granteve që Meta dhe Berisha përmes ish ministrave të Bujqësisë, veçanërisht Panaritit i kanë dhënë kompanisë që iu gjetën mbi 613 kilogramë kokainë, e ka shtuar frikën te kupola në Tiranë.
Frikë e cila tashmë shpërndahet në dy drejtime, duke sulmuar SHBA e BE dhe duke eleminuar fizikisht ata që kanë qënë pjesë e bandës së trafikut, sidomos hallkat më të dobëta.
Dyshohet se gjakderdhja në radhët e bandës së kokainës do vijojë gjatë, duke shkaktuar viktima në radhët e pjestarëve të bandës që cilësohen si hallka të dobëta.Pamfleti.com