Loading...

Merrnin para për makinat, arrestohen për korrupsion dy punonjës të shtetit

Policia ka vënë në pranga dy zyrtarë të Drejtorisë Rajonale  të Shërbimit të Transportit në Korçë. Kjo pasi dy kontrollorët fizik akuzohen për veprën penale “Korrupsion”. Zyrtarët janë Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo 64 vjeç, akuzohen se merrnin ryshfet për regjistrimin e makinave.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni antikorrupsion i koduar “Kodifikimi”. Arrestohen dy kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kodifikimi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo, 64 vjeç, të dy banues në Korçë, me detyrë kontrollorë fizik në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas, janë kapur në flagrancë duke marrë shuma lekësh nga shtetas të ndryshëm, për të favorizuar regjistrimin e mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, ku ndryshonin vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com