Portali britanik “Metro” ka vlerësuar performancën e këngës “Mall” të Eugent Bushpepa-s.
Në një artikull ku komentohen të gjitha performancat pas promovimit në Amsterdam, Shqipëria cilësohet si një ndër më të mirat së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, Spanjën, Finlandën dhe Australinë.
“Surpriza e mbrëmjes ishte Shqipëria. ‘Mall’ u prit shumë mirë nga publiku dhe është një ndër ato këngë që nuk duhet t’i mungojë finales”, shkruan Metro.
Eugent Bushpepa këndon i treti në natën e parë të gjysmëfinales së Eurovizion, më 8 maj në Lisbonë.