Loading...

“Me zë të lartë dhe të qartë”, brenda 1 jave ky shtet kërcënon SHBA-në për sulmet në Siri

SHBA mund ta marrë goditjen e parë jo nga Rusia, me të cilën tashmë e ka të hapur luftën, por nga një tjetër shtet dhe paralajmërimi vjen këtë të dielë, në një artukull publikuar nga media britanike “Express.co.uk”.

Sipas shkrimit, shteti i Iranit mund të përgjigjet në “më pak se një javë” ndaj sulmeve ajrore amerikane, britanike dhe ajrore franceze pasi presidenti Hassan Rouhani tha se nuk kishte frikë të thërriste “me zë të lartë dhe të qartë” se Trump, May dhe Macron ishin “kriminelë”.

Me këto deklarata kërcënimet për Luftën e Tretë Botërore arrijnë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave.

Presidenti i SHBA Donald Trump ka kërcënuar të largohet nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe të rivendosë sanksionet deri më 12 maj, nëse kufizimet e reja nuk vihen në zbatim ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Iranit.

Tani, pas sulmit ajror të së shtunës në mëngjes ndaj Sirisë, shtet aleat i Iranit, tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë në një nivel të lartë.

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha javën e kaluar se SHBA do të pendoheshin nëse shkelin marrëveshjen bërthamore dhe Irani do të përgjigjet në “më pak se një javë” nëse kjo do të ndodhte.

“Ne jemi shumë më të përgatitur se sa mendojnë dhe do të shohin se nëse shkelin këtë marrëveshje, brenda një jave, më pak se një javë, do të shohin rezultatin”.

Dje, Presidenti iranian tha se nuk kishte frikë të thërriste “me zë të lartë dhe të qartë” se Donald Trump, Theresa May dhe Emmanuel Macron ishin “kriminelë”.

Ai tha: “Sulmi i kryer në Siri gjatë natës në agim është një krim”. / Panorama

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com