Loading...

Më pranë luftës se kurrë më parë! Trump merr vendimin “bombë” për…

Donald Trump e ka hedhur botën më afër konfliktit duke e quajtur një marrëveshje thelbësore bërthamore me Iranin “çmenduri”, shkruan “DailyStar”.

Presidenti amerikan tha të martën se Irani do të ballafaqohej me probleme më të mëdha në qoftë se Teherani rifillon programin e tij bërthamor.

“Ata do të kenë probleme më të mëdha se ata që kanë pasur ndonjëherë më parë,” tha Trump, në fillim të një takimi të Shtëpisë së Bardhë me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili u tha gazetarëve se dëshiron të përmbajë Iranin në rajon.

Marrëveshja bërthamore e Iranit u pajtua nga administrata e Barak Obamës dhe është midis Teheranit dhe një numri të fuqive perëndimore.

Presidenti francez, Macron, i kishte kërkuar presidentit të SHBA-ve të mbetej me marrëveshjen e vitit 2015.

Trump dëshiron ta ashpërsohet. Marrëveshja kufizon aftësitë bërthamore të Iranit në këmbim të sanksioneve ekonomike për lirimin e Republikës Islamike.

Ai tha se SHBA dhe Franca mund të kenë një marrëveshje për Iranin “së shpejti” dhe se çdo veprim do të bëhet “fuqimisht”.

Trump ka kohë deri më 12 maj të vendosë nëse do të rivendosë sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit.Përshtati: ShkodraNews

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com