Loading...

”Më në fund po vjen era Drejtësi, PD-LSI janë tërbuar. Sali Ram Fazlliçi duhet izoluar një orë e më parë”, dënimi i Berishës tregoi shenjën e parë që Drejtësia po ndryshon

Dënimi i Sali Berishës nga gjykata e Tiranës për shpifje në dëm të gazetarit Carlo Bollino ka bërë një jehonë të madhe ne opinionin publik shqiptar. Fakti se është hera e parë që një gjykatë shqiptare merr guximin dhe dënon një figurë të një stature kaq të lartë si Sali Berisha ka sjellë reagime positive në shumicën e publikut shqiptar. Kjo duket mjaft qartë në komentet e qytetarëve të thjeshtë në rrjetet sociale si Facebook apo nëpër portalet informative, ku shumica e tyre e cilësojnë si një ndryshim pozitiv në drejtësinë shqiptare.

Dënimi i Berishës

Për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Sali Berisha është dënuar nga një gjykatë shqiptare. Ish-kryeministri është dënuar më 11 prill për shpifje nga Gjykata e Tiranës me gjobë 1 milion lekë të vjetra dhe detyrimin për të paguar shpenzimet gjyqësore.

Berisha është paditur para 2 vitesh për shpifje nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino për disa publikime me akuza që ka bërë ish-kryeministri në adresën e tij zyrtare në Facebook dhe gjatë një interviste televizive. Akuzat që ka bërë publikisht Berisha ndaj gazetarit Bollino dhoma civile e gjykatës së Tiranës i ka cilësuar si shpifje duke e dënuar liderin historik të Partisë Demokratike.

Padia e gazetarit Bollino nuk ishte e para që bëhej ndaj Sali Berishës, i cili është paditur disa herë nga gazetarë e politikanë për shpifje, por deri më tani asnjë gjykatës nuk kishte marrë guximin për ta dënuar. Berisha deri më tani ishte mbrojtur me pretendimin se si politikan që është deklaratat e tij janë politike ndaj nuk mban përgjegjësi ligjore si çdo qytetar i thjeshtë. Por në rastin e gazetarit Bollino, gjykata e Tiranës pranoi argumentin logjik se këtu nuk kemi të bëjmë me një betejë politike por cënimin e një qytetari të thjeshtë.

Komentet

Në komentet e shumta të qytetarëve të thjeshtë nëpër portalet informative por më tepër në rrjetin social Facebook, aty ku ata nuk janë anonimë, reagimet thuajse të gjitha positive ndaj vendimit të gjykatës së Tiranës për dënimin e Sali Berishës për shpifje në dëm të gazetarit Carlo Bollino. Për të ilustruar këtë reagim kemi marrë disa komente që qytetarët kanë komentuar në profiling e Facebbok-ut rë gazetarit Carlo Bollino.

Shumica e tyre e shikojnë këtë vendim si një hap i parë për ndyshimin e drejtësisë, duke e theksuar se tashmë po i afrohemi ditës kur: “të gjithë të barabartë para ligjit”. Ndërsa të tjerë e cilësojnë edhe më historike këtë vendim për faktin se ëhstë dhënë kundër Sali Berishës që për ta simbolizon pjesën më të keqe të politikës shqiptare ndër këto 27 vite tranzicion.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com