Loading...

Mbeten në fuqi vendimet e gjykatave, urdhër-arrest për Presidentin dhe Kryeministrin

Nela Kuburoviq, ministre e Drejtësisë në Serbi ka theksuar se kërkesat e gjykatave serbe për arrestimin e Thaçit dhe Haradinajt mbeten në fuqi.

Ajo theksoi se të dy dyshohen për krime të luftës, duke bërë të ditur edhe një herë se presidenti dhe kryeministri i Kosovës janë rikthyer në listat e INTERPOL-it.

“Për Serbinë, Thaçi dhe Haradinaj janë të akuzuar për krime serioze. Urdhrat e gjykatave serbe për pababurgimin e tyre mbeten në fuqi. Kthimi i tyre në listat e Interpolit është rezultat i ofensivës tonë diplomatike”, tha Nela Kuburoviq, transmeton lajmi.net

Ajo në një intervistë për Novostin ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Tha se kjo gjykatë do të mbetet vetëm në letër.

“Nuk jam e sigurt se kjo gjykatë do të jetojë gjatë. Aktakuzat ende nuk janë shpallur, dhe asgjë nuk po ndodh. Nuk ka procedura se autoritetet e Prishtinës dhe EULEX-i të përfundojnë me dënime për krimet në luftë”, tha ministrja serbe.

Ministrja serbe e drejtësisë ka hedhur akuza te Kosova në lidhje me mungesën e informacioneve për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

“Ne kemi informacione shumë të pakta pasi autoritetet e Kosovës nuk i përgjigjen aspak Prokurorisë sonë. Edhe të dhënat e autopsisë nuk janë dorëzuar në kohën e duhur”, thotë ministrja serbe.

Kuburoviq tutje ka theksuar se edhe EULEX-i nuk ka shprehur gatishmëri për ta zbardhur rastin.

“Për momentin ne nuk kemi marrë ndonjë infromacion që do të na bindte se ata janë të interesuar për bashkëpunim. Natyrisht edhe EULEX-i nuk ka shprehur interes për të ndërhyrë në këtë proces”, thotë Kuburoviq.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com