Loading...

Majollarin e ”vrau” vonesa, avokati zbulon se…

28-vjeçari Mario Majollari, u vra nga gjakëmarrja mbrëmjen e 10 e prillit në Tiranë. Majollari nga frika kishte kërkuar azil në Suedi, por shteti atje nuk e besoi. Nga Suedia, avokati i 28-vjeçarit, Maravgi Staifo, rrëfen arsyet përse iu refuzua azili. “Ai i shpjegoi mirë arsyet e tij për azil, por Bordi suedez i Emigrimit nuk e pranoi aplikimin e tij pasi ishte me vonesë. Vrasja ka ndodhur në vitin 2000 dhe kërkesa për azil u bë shumë vite më vonë”, u shpreh avokati.

Në maj të 2014 Mario kishte aplikuar për leje qëndrimi në Suedi, por nuk iu pranua, pavarësisht se ai kishte rrëfyer historinë e familjes së tij dhe frikën e hakmarrjes.

Në gusht 2015, Bordi i Migracionit në Suedi nuk e kishte pranuar kërkesën. Media suedeze shkruan se 28-vjeçari apeloi dhe mori refuzimin e mëtejshëm të së drejtës administrative në Gothenburg, dy ditë para prag të Krishtlindjeve në të njëjtin vit. 28-vjeçari kërkoi një gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por nuk e mori atë dhe u kthye në Shqipëri në pranverën e vitit 2016.

Gjatë kohës së tij në Suedi, 28-vjeçari jetonte në strehimin e azilkërkuesve Hotell Mälarblick në Strängnäs. Anders Hedqvist, menaxher i vendstrehimit e ndihmoi me punë të ndryshme gjatë viteve që ai kishte kaluar atje.

“Ai më ka shpjeguar me detaje historinë e tij, çfarë ka ndodhur dhe pse ndihej i kërcënuar. Por, Bordi i Emigrimit tha se edhe nëse ka ndonjë rrezik nga individë në Shqipëri, mund të gjente mbrojtje nga autoritetet shqiptare”,-tha avokati për emisionin ”Pasdite” në Top Channel”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com