Loading...

Lushnje, vdes drejtuesi i motoçikletës. Përplaset me makinën

Një aksident me pasojë vdekjen e një presoni ka ndodhur mëngjeisn e sotëm në Lushnjë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat” ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i motorcikletës, shtetasi me inicialet I. Sh., 48 vjecar

Uniformat kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasin Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi

Më datë 22.04.2018, rreth orës 04:10, në fshatin Grabian në vendin e quajtur “Tre Urat”, mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin Besnik Shurdhaqi banues në fshatin Grabjan, Lushnje është përplasur me një mjet tip “Motorçikletë”.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i motorçikletës, shtetasi I.Sh, 48 vjeç, banues në Grabjan.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje shtetasi Besnik Shurdhaqi dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com