Lulelakra është një perime shumë popullore në Shqipëri.
Kjo famë vjen si arsye e përdorimeve të shumta në kuzhinë, por edhe vlerave fantastike të saj.
Tufëzat e bardha të lulelakrës janë një burim i shkëlqyer i fibrës dhe kaliumit.
Ato nuk përmbajnë yndyrë dhe sodium.
Një filxhan me lulelakër ofron 25 kalori dhe plotëson 85% të dozës ditore të vitaminës C.
Ju rekomandohet ta gatuani lulelakrën me këtë recetë interesante.
Lulelakër e Pjekur me Djathë
Përbërësit
Gjysëm filxhani çaji me thërrime buke
Çerek filxhani çaji me djathë kaçkavall të grirë
2 lugë gjelle me vaj ulliri
1 lugë çaji me lëkurën e grirë të një limoni
1 lugë çaji me majdanoz të grirë hollë
1 lugë gjelle me piper të kuq pluhur
Pak kripë
3-4 filxhanë çaji me tufëza të vogla lulelakre
Udhëzimet
Mbushni një tenxhere me ujë dhe vendoseni në zjarr.
Ngroheni furrën në 180 gradë.
Tepsinë e pjekjes lyejeni lehtas me vaj ulliri.
Në një enë mesatare hidhni thërrimet e bukës, djathin, vajin, lëkurën e limonit, majdanozit, piperin pluhur dhe kripën.
Përziejini të gjithë përbërësit me duar në mënyrë që shpërndarja të jetë e njëtrajtshme.
Hidheni lulelakrën në ujin e valuar dhe lëreni të ziejë për tre minuta.
Më pas kullojeni dhe hidheni në tepsi.
Sipër saj shtoni masën e lëngshme me djathë dhe thërrime buke.
Piqini së bashku për 15 minuta ose deri sa sipërfaqja të jetë e kuqerremtë.
Çfarë përmban lulelakra?
Lulelakra është e pasur me vitaminë C, K, B-6 dhe acid folik. Ajo përmban gjithashtu kalcium, hekur, magnez, fosfor dhe një sërë vitaminash të tjera të dobishme për organizmin.
Lulelakra përmban antioksidantë që parandalojnë mutacionet e qelizave dhe ulin stresin që formohet nga radikalet e lira.
Lulelakra është e pasur në fibra dhe ujë. Për këtë arsye ajo lufton sëmundjet e lidhura me aparatin tretës.
Ajo ndihmon dhe në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit dhe obezitetit.
Një tjetër përbërës i lulelakrës, kolina, ndihmon në forcimin e memorjes, të muskujve, si dhe ndihmon me problemet e gjumit.